TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 07:02

“Kavaja, Meka e demokracisë”, Agron Gjekmarkaj ironizon Berishën: Mos e ke ngatërruar me Athinën

Shkruar nga Pamfleti

“Kavaja, Meka e demokracisë”, Agron Gjekmarkaj ironizon

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë në Kavajë.

Berisha e cilësoi Kavajën si “Mekën e demokracisë”, ndërsa Gjekmarkaj me tone ironizuese shprehet se Meka është e shquar për çështje besimi, por me demokracinë ‘nuk i ka dhe aq mirë punët’.

Dëgjova sot Doktorin që duke lëvduar me të drejtë cilësitë e Kavajës e quajti atë “Meka e demokracisë”. Me sa di unë demokracia lindi për herë të parë në Athinë e mund të thuhej “Kavaja Athina e Demokracisë” se Meka është e shquar për çështje besimi po me demokracinë sikur si ka pasur e si  ka punët edhe aq mirë”, shkruan ai.

gjekmarkaj berisha kavaja meka

Lini një Përgjigje