
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datë 16 korrik kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe Malltezit për të ndryshuar ose zbutur masën së sigurisë.
Arsyeja e shtyrjes është bërë pas kërkesës së avokatëve që të ndërrohet trupa gjykuese. Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen e trupës gjykuese, pra të tre gjyqtarëve të çështjes: konkretisht relatorit Sokol Binaj, Sandër Simonit dhe Ilir Pandës.
Seanca ishte parashikuar të mbahej në 11 korrik, por Gjykata ka vendosur që seanca të shtyhet për në datën 16 korrik.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet prej 9 muajsh i izoluar në banesë, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani", për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjithashtu edhe për Jamarbër Malltezin, hetimet do të vijojnë me masën e "arrestit shtëpiak".
Lini një Përgjigje