TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2024, 13:23

Policia kufitare në shërbim të Edi Ramës; largon plazhistët që i afrohen vilës

Shkruar nga Pamfleti

 Policia kufitare në shërbim të Edi Ramës; largon

Paranoja e autoritarëve…

Ky mjeti i lundrueshëm që duket në foto është një skaf i Policisë Kufitare të Vlorës. Që ka qëndruar gjithë fundjavën e shkuar në ujrat përballë rezidencës qeveritare. Arsyeja?

Atje kishte ardhur i madhi fare, Edi Rama, për të punuar e pushuar. Fotoja është kapur në momentin, kur një turist i huaj, që ndodhej në territorin e një strukture luksoze në Ujin e Ftohtë, po notonte për qejfin e tij.

Por notari evropian, i cili ishte në një moshë të madhe, ju afrua ujrave të Bablokut, dhe menjëherë atje mbërriti ‘sa hap e mbyll sytë’ motoskafi i policisë kufitare.

Një polic doli në kuvertë dhe i bërtiti notarit të largohej direkt se ishte e ndaluar të lahej në ujërat e të madhit.

Duket se jemi në situatën e një paranoje të çmendur nga ana e Bablokut, pasi alarmi ka qenë aq i madh, sa policia kufitare ka mbërritur me shpejtësi nga zona e patrullimit për të bërë rikonjicion.

Përveç paranojës, mund të jemi edhe në kufirin e një sëmundje të ngjashme tek autoritarët, sa nuk duan njerëz të zakonshëm aty ku është zona e tyre e kuqe. Po gjithsesi, edhe kjo mbetet paranojë.

E si pasojë e saj, mjeti lundrues i policisë kufitare nuk ka lëvizur për orë e orë nga zona, për të mos lënë më asnjë notar që të kalojë ”klonin”.

Në kohën e Enverit të paktën, zona deri në thellësi ishte e rrethuar me tela e shkruhej qartësisht: Zonë ushtarake, rreptësisht e ndaluar! Njerëzit e dinin mirë se nuk mund të afroheshin.

Po kjo logjika që Rama bën si lider popullor e pastaj kur populli i shkon afër, thërret Taulantin; ky i fundit drejtorin e Vlorës, e drejtori shefin e vogël, e shefi i vogël mjetin lundrues, është shumë stresuese për të fundit fare, që i takon të rrezikojë jetën duke ecur me shpejtësi marramendëse, ngaqë shefi i madh është pak i stresuar.

Nuk mjafton që rezidencat qeveritare ku pushon Babloku kanë zënë zonat më të mira bregdetare në vend, nuk mjafton që u ka dhënë oligarkëve pjesën më të virgjër të rivierës, nuk mjafton që ka licencuar të gjithë të tmerrshmit e vendit, por tashmë po sanksionon edhe detin.

Ka zona ku mund të lahesh, e zona që nuk mund të lahesh. Po pse nuk mbajtëm Enverin? Të paktën ai të lajmëronte përpara!/Pamfleti

policia kufitare edi rama plazhistë vila qeveritare

Lini një Përgjigje