
OSBE dhe KQZ kanë organizuar një tryezë diskutimi për procesin zgjedhor të vitit 2025.
Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Michel Tarran u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.
Thirrjen, ambasadori i BE-së e bëri gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor me temë 'Zgjedhjet 2025'.
"Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje", tha Tarran.
Diplomati i OSBE-së bëri thirrje gjithashtu që të realizohet Reforma Zgjedhore, ndërsa rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e tyre për çuarjen para të procesit.
"Prezenca e OSBE-së vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë proceset demokratike dhe integritetin. Transparenca dhe gjithë përfshirja e palëve përbëjnë element themelor të zhvillimit demokratik të vendit. Administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka treguar përmirësim nga zgjedhja në zgjedhje.
Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë këto çështje sipas përparësisë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Duhet të kuptojmë sa më mirë vështirësitë që hasim gjatë procesit në mënyrë që të kemi përmirësim të vazhdueshëm. Presim të diskutojmë si institucionet publike i administrojnë denoncimet gjatë fushatave zgjedhore dhe rrugët për të përmirësuar raportimin dhe sfidat për administrimin zgjedhor.
OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihëm teknike sipas nevojës duke nxitur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor. Ja vlen të theksojmë se liria dhe ndashmëria dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk kanë vetëm përgjegjësinë e KQZ-së, por janë përpjekje politike e të gjithë aktorëve. Vonesat e mundshme gjatë arritjes së këtij qëllimi kufizojnë kohën në dispozicion të KQZ-së çka mund të ndikojë tek cilësia e proceseve zgjedhore", u shpreh Tarran.
Lini një Përgjigje