
SPAK e ka detyrim, të fillojë hetimin për deputeten Olta Xhaçka, duke iu drejtuar KQZ-së për marrjen zyrtarisht të Formularit të Vetë-Deklarimit, si dhe Drejtorisë së Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjthshme, për të verifikuar nëse ajo ka fshehur e falsifikuar të dhënat personale, në lidhje me vitet e jetesës jashtë Shqipërisë...
Megjithëse prej 15 vitesh, Olta Xhaçka është deputete e PS-së dhe ka qenë 7 vite Ministre e Çështjeve Sociale, Ministre e Mbrojtjes dhe Ministre e Jashtme, nuk ka zbatuar Ligjin Nr. 138/2015 të Dekriminalizimit, për deklarimin e të dhënave personale, kur ka kandiduar në zgjedhjet 2009, 2013, 2017 e 2021.
Ajo nuk ka deklaruar 15 vitet jashtë Shqipërisë, kur sipas Pikës 8 të formularit, është e detyruar të deklarojë të dhënat personale, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka jetuar më shumë se 1 muaj jashtë territorit të vendit, ku ka jetuar, sa vite, në çfarë shteti, qyteti e adrese dhe për çfarë motivi.
Sipas të dhënave zyrtare, në muajin janar 1993, ish-ministrja Olta Xhaçka u arratis nga Shqipëria bashkë me familjen në Itali, ngaqë mamaja e saj, ish-gjyqtare e Tiranës, Natasha Xhaçka, u dënua me burg dhe u shpall në kërkim, për trafikim fëmijësh nëpërmjet birësimeve me vendime gjyqësore false, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Në tetor 1993, bashkë me familjen ajo shkoi në pjesën greke të Qipros ku qëndruan deri në nëntor 1994, kur ikën prej andej dhe shkuan në Selanik, ku jetuan deri në tetor 1995, ndërsa prej andej shkuan në Francë ku jetuan deri në mars 1996.
Pas një martese fiktive në moshën 17 vjeçe me një biznemen shqiptaro- grek nga Korça, Olta Xhaçka shkoi më të në Amerikë, martesë e cila zgjati formalisht deri në vitin 1998, kur ajo u lidh me djalin e shefes së firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria.
Pasi i zhvati milionat djalit të Shemsies, në vitin 2001, Olta Xhaçka u lidh me Olsi Ramës, ish-emigrant që jetonte me milionat e dërguara nga vëllai Edi Rama në atë kohë kryebashkiak, por ndau gruan me fëmijë dhe u bashkëjetoi me Oltën.
Në formularin e dekriminalizimit, Olta Xhaçka deklaron se nuk ka jetuar më tepër se 1 muaj jashtë Shqipërisë, ndërsa në CV-në e saj te PS-ja, deklaron se për 5 vite ka kryer studimet dhe është diplomuar për Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Administrim Publik në “Clark University” në Massachusetts, madje ka punuar atje me projekte të OJF-ve.
Në janar 2008, Olta Xhaçka u rikthye në Shqipëri bashkë me Olsi Ramën, ndërsa në qershor 2009, Edi Rama e bëri deputete të PS, duke e prezantuar si ekselente me formim perëndimor, që gjoja la aktivitetin me të ardhura të mëdha në Ameirkë, për të shërbyer në Shqipëri, ku e bëri 3 herë ministre dhe prej 15 vitesh deputete.
Se çfarë ka bërë Olta Xhaçka jashtë Shqipërisë, kjo është çështje e saj, ndërsa çështje ligjore e vepër penale, është fakti që si deputete dhe ish-ministre, nuk ka deklaruar jetesën jashtë Shqipërisë prej 15 vitesh, kur ligji e detyron të deklarojë edhe nëse ka qenë mbi 1 muaj.
SPAK ka detyrim, të fillojë hetimin për deputeten Olta Xhaçka, duke iu drejtuar KQZ për marrjen zyrtarisht të Formularit të Vetë-Deklarimit, si dhe Drejtorisë së Dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjthshme, për të verifikuar nëse ajo ka fshehur e falsifikuar të dhënat personale, në lidhje me vitet e jetesës jashtë Shqipërisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje