TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2024, 13:48

PD nis përgatitjet për zgjedhje, Ervin Salianji emërohet drejtues politik i qarkut Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
PD nis përgatitjet për zgjedhje, Ervin Salianji emërohet drejtues
Ervin Salianji

Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke bërë disa ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.

Elbasanin ku fushatën në 2021 e drejtoi Gazment Bardhi, PD ia beson deputetit demokrat Ervin Salianjit.

Kujtojmë që Salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Ndërkohë, në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qenë deputeti më i votuar nga radhët e opozitës.

Emrat e tjerë që tashmë ishin konfirmuar janë Oerd Bylykbashi në Durrës, Luçiano Boçi në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë,  Eno Bozdo në Berat dhe Belind Këlliçi në Tiranë.

ervin salianji elbasan

Lini një Përgjigje