TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 10:37

"Ke marrë dy kate nga kulla"/ Basha i kthehet ashpër Bardhit: Gojë çorap i pisët!

Shkruar nga Pamfleti

"Ke marrë dy kate nga kulla"/ Basha i kthehet ashpër

Seanca plenare ka nisur sot me tensione. Kreu i PD, Lulzim Basha është përplasur me Bardhin.

Në një debat mes tyre, ku Bardhi e akuzon Bashën se ka marrë 2 kate nga kulla 58-katëshe që do ndërtohet në qendër të Tiranës, kryetari i PD-së është përgjigjur me tone të ashpra dhe ofendime.

Basha e cilëson si shpifës dhe e akuzon se natën firmos për kulla dhe ditën sulmon Partinë Demokratike për llogari të Edi Ramës.

Debati mes tyre:

Gazment Bardhi: Të jemi sinqertë u emocionova shumë nga kjo aleanca e kullave. Parafolësi është i vetmi që në muajt e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Dhe kur vjen këtu të akuzosh kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullat më të shtrenjta.

Sa i takon grupit parlamentar ja ku janë deputete e grupit të PD-së, ti je i vetmi në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar i partisë dhe nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson, sepse je ti dhe tre të tjerë që të shkojnë nga mbrapa.

Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD-së, je thjeshtë i rikthyer pas 1 vit e gjysmë mungese, gjoja për të bërë opozitë, po opozitën e ke thjeshtë me kolegët e tu, se me ato këtu mbrapa s’ta mban

Lulzim Basha: Shpifësit gojë çorap pistët që janë çuar këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë partisë demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë se jo vetëm nuk na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt do të përballeni me vetëdijen tuaj, me projektligjin për vettigun politik.

basha gazment bardhi debat

Lini një Përgjigje