TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 10:43

“Kosova e veriut, toka e askujt”/ Berisha sulmon Ramën: Urgjent debat për deklaratën superskandaloze e Pashiqit shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova e veriut, toka e askujt”/ Berisha sulmon Ramën: Urgjent

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si antishqiptar për qëndrimet e tij pas ngjarjeve në veri të Kosovës.

Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend nisi me përplasje mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit për kreun e grupit parlamentar të demokratëve. Ndërkohë, Sali Berisha e zhvendosi vëmendjen te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në veri të Kosovës.

Ai i quajti deklaratat e Ramës si skandaloze. Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si antishqiptar dhe peng të Vuçiç për qëndrimet e tij pas ngjarjeve në veri të Kosovës.

Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë. Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?

Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli. Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Aleksandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?

Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.

A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?

Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.

Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.

Ndaj këtu debati duhet të fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.

A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Lini një Përgjigje