
Seanca plenare ka nisur sot me tensione. Në një moment deputetët e Berishës kanë bllokuar foltoren pasi Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës dhe i dha fjalën Bashës të fliste nga karrigia e tij.
Në këtë moment deputetët e Berishës janë afruar dhe bashkë me të janë afruar dhe djemtë e gardës për të parandaluar çdo përshkallëzim.
Kryetarja e Kuvendit i kërkoi të largohen djemtë e gardës.
Asllan Dogjani: Nuk na bëni presion me gardën. Garda të dalë jashtë.
Në këtë moment me kërkesë të Nikollës djemtë e gardës u larguan dhe Berisha vijoi fjalën e tij.
Tensionët nisën pasi opozita kërkoi kryeministrin Rama në Kuvend për t'u përgjigjur rreth qëndrimeve të tij për Kosovë.
Pasi mori fjalën Sali Berisha e zhvendosi vëmendjen te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në veri të Kosovës. Ai i quajti deklaratat e Ramës si antishqiptare.
Berisha akuzoi Edi Ramën si antishqiptar për qëndrimet e tij pas ngjarjeve në veri të Kosovës.
Lini një Përgjigje