TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2025, 21:20

“Kartelet e drogës në Shqipëri kanë shumë fuqi”, Alizoti: As në Meksikë dhe Kolumbi nuk zotërojnë porte!

Shkruar nga Pamfleti
“Kartelet e drogës në Shqipëri kanë shumë
Tomor Alizoti

Deputeti i PD Tomor Alizoti, deklaroi se Shqipëria është totalisht e dështuar sot në politikë sepse sipas tij, Parlamenti nuk ka njerëz nga bota e mendimit dhe të studiuar jashtë.

“Banalizimi i shoqërisë, banalizimi i medias, banalizimi i politikës bën që serioziteti të humbasë vlerën. Është banalizuar terreni politik, është bërë komike gjithçka dhe në këtë vend nuk bëhet asnjë diskutim serioz. Në Parlament rrallë ka diskutime serioze”, tha Alizoti për "A2 CNN".

Ai shtoi se kartelat e drogës në Shqipëri, janë përfshirë në mënyrë të fuqishme, teksa theksoi se as në Meksikë dhe Kolumbi kartelat nuk zotërojnë porte.

“As në kohën e komunizmit nuk ka qenë situata kaq e vështirë në vendin tonë. Kartelet e drogës në Shqipëri janë të përfshirë në mënyrë të fuqishme. Nuk e keni idenë se çfarë financash zotërojnë... Janë kartele që zotërojnë një port. As në Meksikë, as në Kolumbi nuk ka kartele droge me port në dispozicion. Dhe ky sistem është narkoshtet. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare është në emigrim, punon për të siguruar jetën, dhe shikon Tiranën me kulla dhe çmimet në kryeqytet që janë irreale”, shtoi ai.

tomor alizoti kartelet e droges ne shqiperi

Lini një Përgjigje