TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2025, 16:21

Forumi i Bledit, Rama tregon arsyen e fitores së thellë të PS në zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti
Forumi i Bledit, Rama tregon arsyen e fitores së thellë të PS

Partia Socialiste ka fituar mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 mandate, kundrejt 50 që mori Partia Demokratike.                

Por përse socialistët korrën fitore kaq të madhe? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama, nga Forumi i Bledit në Slloveni ku u diskutua për zgjerimin e BE-së.

Rama tha se arsyeja ishte e lidhur me zotimin e vetë BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade.

“Nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore pikërisht me premisën e BE-së. Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE”, theksoi Kryeministri Rama.

Lini një Përgjigje