TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2025, 13:26

Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhëtimet me charter të Edi Ramës dhe Alex Soros!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhëtimet me charter të Edi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje FBI-së që të hetojë me detaje itineraret dhe qëllimet e udhëtimeve private të Ramës dhe djalit të George Soros, për të zbuluar, sipas tij, dimensionin e plotë të veprimtarisë kriminale që fshihet pas tyre.

Berisha akuzoi Ramën për lidhje të ngushta me rrjetin global të George Soros, duke thënë se Shqipëria është shndërruar në një “republikë të Sorosit” nën drejtimin e Edi Ramës. Sipas tij, ndikimi i këtij rrjeti është i thellë dhe i qëllimshëm, duke kapur institucionet dhe vendimmarrjen politike në vend.

“I bëj thirrje FBI-së të hetojë udhëtimet me charter të Edi Ramës dhe të Alex Soros, për të kuptuar gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy delikuentëve ndërkombëtarë. Garantoj Ramën se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për ta nxjerrë Shqipërinë nga republika e George Soros dhe për ta kthyer në një republikë të ligjit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje