Kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje mediave të mos dorëzohen përballë tentativave për t’u censuruar.
Në një deklaratë para Prokurorisë së Posaçme, Berisha u shpreh se qytetarët shpesh mbeten në errësirë të asaj që ndodh në realitet, për shkak se shumica e mediave tntojnë të fshehin të vërtetën, pasi ndikohen nga qeveria.
Më tej, Berisha u shpreh se vetëm një grup i vogël mediash thonë të vërtetat, ndërsa mbi 90 përqind e mediave janë të korruptuara dhe të zezat e qeverisë.
“Partia Demokratike u bën thirrje mediave të qendrojnë fuqishëm sepse armiku nr 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura. Mos mendoni se terrin informativ arrijnë ta zhdukin një grup i vogël mediash që thonë të vërtetat ku mbi 90 përqind e mediave për shkak të korruptimit kokë e këmbë bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje