
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe rrjetit ndërkombëtar të Fondacionit Soros, të cilin ai e cilëson si një organizatë kriminale me ndikim të plotfuqishëm në Shqipëri.
Në një deklaratë për gazetarët pasi doli nga ambientet e SPAK, Berisha është shprehur se reforma në drejtësi në Shqipëri është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi të krijuar nga George Soros.
Berisha kujtoi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shpalli organizatë kriminale George dhe Alex Soros.
Më tej, kreu i PD shënjestroi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, teksa tha për këtë të fundit se u dekorua nga Antony Blinken, që për të është një “anëtar i organizatës kriminale të Sorosit”
"Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.
Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.
Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.
Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Antoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij", tha Berisha.
Lini një Përgjigje