TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2024, 08:10

Kaosi në Kuvend, Çupi: PS, më e ashpër se ne ka qenë në opozitë!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Çupi: PS, më e ashpër se ne ka qenë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar sjelljet e fundit të deputetëve të opozitës në Kuvend.

Ajo tha se askush nuk do ta donte një situatë të tillë, por opozita nuk do të mund të ulë kokën ndaj shkeljeve të njëpasnjëshme të pushtetit.

Çupi kujtoi sjelljen e PS kur ka qenë në opozitë e cila ka qenë sjellë më ashpër se e opozitës aktuale.

“Ne nuk mund të pranojmë moral nga një parti e cila dihet se si ka bërë opozitë”, tha deputetja e PD

Për deputeten demokrate, PD hyn në zgjedhje në kushte të pabarabarta.

“Ne kemi një kryetar të PS që është njëherësh kryeministër dhe një kryetar të PD në masë arresti shtëpiak”, u shpreh ajo.

Në vlerësimin e deputetes Çupi sjellja e mazhorancës ndaj opozitës është e papranuar.

“Ne kemi një pushtet shtet që ka kapur të gjitha pushtetet”, tha ajo për “RTSH”, duke shtuar se gjithçka është në dorë të kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje