
Në këto kohë të vështira, i shpallur “non-grata” dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”, një lajm i tillë do t’i kthejë sadopak buzëqeshjen, liderit “nevrik” që çdo ditë bën thirrje për dhunë, terror dhe mosbindje civile.
Festë e madhe ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në “rrugën e shpresës”. ‘Nelson Mandela’ i opozitës shqiptare, arriti triumfin e parë dhe të vetëm në këto vitet e fundit, duke çarë më në fund rrethimin ndërkombëtar.
I izoluar në apartamentin e tij 125 metra/katrorë, Sali Berisha mori lajmin e mirë se Partitë Popullore Evropiane e kanë njohur zyrtarisht atë si kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri.
Përmes një letre drejtuar Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber i kërkoi që të nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.
“I nderuar President, në fillim të çdo legjislature të Parlamentit Evropian, përbërja e Asamblesë Politike të PPE-së rillogaritet në proporcion me numrin e anëtarëve të Parlamentit Evropian (neni 15 i Statutit të PPE). Jeni të lutur të emëroni delegatët tuaj (dhe zëvendësuesit e tyre) në Asamblenë Politike të PPE-së sa më shpejt të jetë e mundur.
Në bashkëngjitje do të gjeni përbërjen e re e cila u miratua nga Asambleja Politike e 30 shtatorit dhe 1 tetorit 2024. Përbërja e re do të hyjë në fuqi që nga mbledhja e Asamblesë Politike në Maltë më 21-22 nëntor 2024”, thuhet mes të tjerash në këtë njoftim.

Ky lajm i jep përfundimisht fitoren Berishës, përballë Bashës dhe pjesëve të tjera të opozitës, me të cilët është përplasur vitet e fundit për kreun e PD-së.
Në këto kohë të vështira, i shpallur “non-grata” dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”, një lajm i tillë do t’i kthejë sadopak buzëqeshjen, liderit “nevrik” që çdo ditë bën thirrje për dhunë, terror dhe mosbindje civile./Pamfleti
Lini një Përgjigje