TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2024, 17:52

Shkaktuan kaos në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Elda Hoti dhe Petrit Doda

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktuan kaos në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Elda Hoti dhe

Pas kërkesën së mazhorancës, Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 dite nga Kuvendi për deputetet e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Hoti u kap nga kamerat në sallë teksa hodhi një material të lëngshëm, për të cilin deklaroi se ishte aromatizues. 

Ndërsa Petrit Doda mblodhi karriget e Kuvendit pranë foltores, duke mos lejuar kreun e KLSH të raportonte.

Dy javë më parë, Elda Hoti hyri Kuvend me benzinë në çantë, përmes së cilës deputetët e opozitës dogjën karriget. Nisur nga kjo ngjarje i mëparshëm, mazhoranca hodhi sërish dyshime se edhe kësaj radhe Hoti mund të kishte pasur me vete lëndë djegëse.

 

Lini një Përgjigje