Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News tregoi se si ndodhi përplasja me efektivët e policisë tek Kuvendi ditën e djeshme, ku sipas tij njëri prej tyre i ka treguar edhe armën.
Baçi tha se njëri nga punonjësit e policisë me skafandër që kishte ma vuri përpara fytyrës duke më shtyrë dhe duke mu hakërryer, duke shtuar se pasi i kapa skafandrën për ta hequr, atëherë ai zbuloi xhaketën, nxorri pistoletën, më tregoi qytën e pistoletës.
"Situatë e paprecedentë dita e djeshme, por nuk ishte thjesht dita e djeshme. Ne jemi në një situatë të paprecedentë prej 4 vitesh tashmë si opozitë. Jemi në një situatë të paprecedentë për arsye të sulmeve të vazhdueshme që bën mazhoranca dhe kryeministri ndaj opozitës në tërësi dhe deputetëve të PD-së.
Parë në këtë këndvështrim edhe dita e djeshme nuk mund të ndahet nga gjithë historiku i sjelljes së kësaj mazhorance gjatë këtyre 4 viteve tashmë. Ligjin dhe Kushtetutën e shkel mazhoranca. Përjashton deputetët e opozitës pa pasur asnjë fakt dhe argument. Mosbindja civile është në vazhdimësi për PD-në dhe popullin opozitar.
Habitshëm edhe drejtuesit e Gardës janë shprehur se kush i futi këta brenda është shprehur drejtuesi i Gardës dhe madje kanë filluar të debatojnë me FNSH për arsye se FNSH nuk i njihin as Gardistët.
Kemi qenë tek dera e jashtme e parlamentit që të iknim nga territori i parlamentit se ishte pothuajse fundi i gjithë aksionit politik që ne kishim në atë moment.
Atu gjetëm të rreshtuar Gardën, dhe jashtë portës focat e FNSH-së, dhe nuk kishim nga të dilnim. Nuk e hapën portën dhe ne u kthyem mbrapsht.
U kthyem mbrapsht për të ikur përsëri drejt sheshit të parlamentit, atje na iu vu një gardh tjetër me dy apo tre rreshta me foracat e FNSH me skafandra. Dhe u kam thënë policëve hapni rrugën se do ikim.
Dhe në moment njëri nga ata punonjësit e policisë me skafandër që kishte ma vuri përpara fytyrës duke më shtyrë dhe duke mu hakërryer. Dhe pasi i kapa skafandrën për ta hequr, atëherë ai zbuloi xhaketën, nxorri pistoletën, më tregoi qytën e pistoletës, e nxorri pistoletën gjysmë dhe me fytyrë mu hakërrye", tha Baçi.
Lini një Përgjigje