TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2025, 09:16

Kandidatët për deputet, Rama vendos piketat me drejtuesit e qarqeve; kush rrezikon të mbetet jashtë, emrat në listë të hapur

Shkruar nga Pamfleti

Kandidatët për deputet, Rama vendos piketat me drejtuesit e qarqeve;

Shumë nga deputetët aktualë të grupit parlamentar socialist ende nuk e kanë të sigurtë vendin në listë, qoftë të hapur apo të mbyllur

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, do të vijojë edhe gjatë dy ditëve konsultimet lidhur me listat e kandidatëve për deputet që kjo parti do të depozitojë deri në mesnatën e 12 marsit në KQZ.

Pas mbledhjes maratonë të fundjavës në Pallatin e Brigadave me anëtarët e Kryesisë dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, Rama do të vijojë takimet kokë më kokë me secilin prej drejtuesve të qarqeve.

Sikundër mësohet, drejtuesit e qarqeve do të paraqesin listat e tyre të kandidatëve për deputetë, por edhe objektivat që ata kanë për 11 majin.

Emrat që do të propozohen nga drejtuesit e qarqeve dhe diskutimit me kreun e PS-së, do t’i paraqiten Kryesisë në 12 mars, ku pritet të ketë një miratim formal. Ajo që dihet deri më tani është se deputetët aktualë që kanë më shumë se dy mandate do të përfshihen në atë që konsiderohet si lista e hapur, pra marrja ose jo e një tjetër mandati në Parlamentin e ri do të varet nga votat preferenciale që ata do të mund të mbledhin.

Dhe në listën e hapur të PS-së pritet të përfshihen Pandeli Majko, Xhemal Qefalia, Fatmir Xhafaj, Antoneta Dhima, Damian Gjiknuri, Erion Braçe, Lindita Nikolla etj.

Ndërkohë disa nga deputetët aktualë të grupit parlamentar socialist ende nuk e kanë të sigurtë vendin në listë, qoftë të hapur apo të mbyllur. Mes tyre ka emra të njohur, por edhe më pak të spikatur apo të angazhuar në debatet apo diskutimet e zhvilluara në sallën e Kuvendit.   

Sipas burimeve në këtë listë përfshihen nga Petro Koçi, i cili nëse kandidohet do të jetë në listë të hapur, tek Paulin Sterkaj, Milva Ekonomi apo edhe Evis Kushi. Koçi dhe Sterkaj nëse kandidohen do të jenë në listën e hapur të Tiranës.

Dhe po kështu mësohet se të paktën 15 deputetë që duket se nuk do të kandidohen më për deputetë. Burime bëjnë të ditur se mes kësaj liste përfshihen edhe Baftjar Zeqaj, Fadil Nasufi apo Luljeta Bozo.   

Kush rrezikon rikandidimin

Baftjar Zeqaj

Dasantila Tahiraj

Bujar Çela

Fadil Nasufi

Gerta Duraku

Erjon Meka

Luljeta Bozo

Mirela Pitushi

Aurora Mara

Bardhyl Kollçaku

Hatixhe Konomi

Ismet Beqiraj

Klevis Xhoxhi

Shpresa Marnoj   /Pamfleti/

 

 

Lini një Përgjigje