Kalkulimi i listave në PS, disa prej ministrave në vende të sigurt...
Kryeministri Edi Rama po bën kalkulimet e fundit sa u takon listës së kandidatëve në 11 maj.
Teksa PD merret me protesta, Rama po luan të gjithë gurët për të arritur objektivin që i ka vënë vetes dhe pritet që të luajë ndryshe këtë herë. Sot ai pati një takim të dytë me drejtuesit politikë dhe ministrat për të folur mbi listat e kandidatëve.
Sipas informacioneve, Rama pritet që të fusë në listë të sigurt drejtuesit politikë, por dhe disa prej ministrave që kanë performuar mirë dhe janë angazhuar në zonat e tyre elektorale.
Ndërkohë, çudia është se 4 krerë bashkish flitet se do të garojnë për deputetë. Deri tani kishim para që deputetët të garonin për kryetarë bashkish, por Rama ka piketuar 4 emra që kanë peshë të madhe në zonat e tyre elektorale.
Flitet se do të japin dorëheqjen për të hyrë në lista kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Ndërkohë flitet se vetë Rama mund të garojë në Tiranë në listë të hapur. Gara më e fortë do të jetë pikërisht në kryeqytet, pasi edhe numri i votave të diasporës aty është më i madh dhe kreu i PS synon të fusë veten në listë të hapur për të maksimizuar votën.
Lini një Përgjigje