TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2025, 20:15

Takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, zbulohet slogani i PS në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, zbulohet slogani i PS
Edi Rama

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Rama në Pallatin e Brigadave me ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Mësohet se në takim është folur për gjithçka lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, duke nisur nga investimet te prioritetet dhe qasja e socialistëve në fushatën elektorale.

Risia në këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. Mësohet se fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, rreth 100 mijë.

Rama dhe drejtuesit politikë të PS do të jenë të pranishëm në takimet me diasporën për të kërkuar votën. Gjithashtu, mësohet se në takimin e djeshëm dhe të sotëm, ministrat kanë folur lidhur me atë çfarë do të premtojnë gjatë fushatës, raporton A2 CNN.

Ndërkohë retorika politike e PS në këto zgjedhje pritet të ndërtohet rreth fjalisë: “Me ne në BE, me ata në kënetë”. Kjo pasi, integrimi në Bashkimin Europian është karta kryesore që PS do të luajë për të arritur objektivat në këtë fushatë.

Lini një Përgjigje