Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi një platformë të re që parashikon transferimin gradual të rrjeteve kabllore ajrore në infrastrukturë nëntokësore, me synimin për të rritur sigurinë dhe për të përmirësuar pamjen urbane të qyteteve.
Gjatë një aktiviteti të organizuar për këtë nismë, Demo e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm drejt një faze të re zhvillimi për pushtetin vendor, duke e lidhur atë ngushtë me përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Sipas tij, iniciativa është pjesë e vizionit të “Rilindja 2.0”, një strategji që pritet të prezantohet së shpejti para kryetarëve të bashkive dhe opinionit publik. Ministri theksoi se zhvillimi i qyteteve duhet të mbështetet në plane të integruara dhe afatgjata, duke shmangur ndërhyrjet e fragmentuara.
Demo u ndal edhe te rëndësia e rritjes së kapaciteteve të bashkive për hartimin e projekteve cilësore, në mënyrë që ato të përfitojnë më shumë nga fondet e Bashkimit Europian. Sipas tij, këto fonde përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe përafrimin e standardeve vendase me ato europiane.
“Kjo platformë hap një proces të rëndësishëm për bashkitë dhe mundësitë e të ardhshmes. Bashkitë duhet të hyjnë në një fazë tjetër zhvillimi edhe në funksion të përgatitjes së integrimit në BE. Këtë synim e mbart edhe Rilindja 2.0, në të cilën kemi filluar punën në mënyrë shumë të imtësishme dhe shumë shpejt do ta bëjmë prezente me gjithë kryetarët e bashkive, për opinionin publik. Zhvillimi i bashkive nuk mund të shihet më si ndërhyrje të veçuara , por si një proces i integruar.
Sot jemi mbledhur për dy çështje të rëndësishme, e para lidhet me modernizimin e infrastrukturën dhe de dyta lidhet me faktin që bashkitë duhet të përgatisin projekt më cilësore dhe që duhet të përthithin më mirë fondet e BE, si pjesë e procesit të integrim it dhe përgatitjes së Shqipërisë sipas standardeve të BE. Në shumë qytete shikojmë kabllo të vendosura pa standarde, shtylla të improvizuara dhe instalime që dëmtojnë pamjen e qyteteve, por janë edhe të pasigurta. Synimi jonë është që t’i vendosim ato sipas standardeve.
Ne duam që bashkitë të jenë roli kryesor i këtij transformimi. Infrastruktura nëntokësore nuk duhet parë si kosto, por si aset për qytetet. Në fund përfituesit kryesor janë qytetarët, të cilët do të kenë qytete më të sigurta dhe të pastra. Kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar mirë. Fondet europiane janë një mundësi shumë e mirë për pushtetin vendor. Ne do të fokusohemi tek këto mundësi”, tha Demo.
Sa shpejt i dergojne spiunat idete e te tjereve tek vendi. Bravo meritojne nje shperblim kesaj radhe. Keta kapen pas dickaje shume te thjeshte dhe e bejne terkuze. Idiote teorik qe mesojne permendesh dhe nuk kane lidhje fare me praktiken dhe me njerezit. Me teorite e tyre edhe pak dhe shkojne ne hene dhe nuk shikojne ne toke qe njerezit po vuajne. Idiote , Injorante, psikopate.Zot ku i ke mbledh gjith keta budallenj bashke. Fara e keqe e Komunizmit ne zhdukje do zoti, Amin!