Rama u kërkon deputetëve të dëgjojnë problematikat e qytetarëve dhe të mbajnë të hapura zyrat e tyre
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure, një takim rreth 60-minutësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar në selinë e Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë dhe deputetëve të intensifikojnë praninë e tyre në terren, me qëllim dëgjimin nga afër të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve.
Sipas burimeve, Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e funksionimit të vazhdueshëm të zyrave të deputetëve, duke kërkuar që ato të jenë të hapura për pritjen e qytetarëve dhe adresimin e kërkesave të tyre.
Duke iu referuar protestave qytetare që po zhvillohen prej 24 ditësh radhazi në Tiranë, Rama ka deklaruar: "Ndodhem në një luftë dixhitale."
Duhet theksuar se në mbledhjet e mëparshme të Partisë Socialiste, vëmendja është përqendruar kryesisht te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndërkohë, gjatë muajve të verës pritet të nisë procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve të partisë në të gjithë vendin.
Në javët e fundit, kryeministri Edi Rama ka qenë veçanërisht aktiv në komunikimin publik lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke reaguar shpesh përmes rrjeteve sociale dhe daljeve publike.
Edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të zhvilluar katër ditë më parë, Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të japë dorëheqjen përballë kërkesave të protestuesve. Ai i ka cilësuar tubimet jo si një protestë me një kauzë të mirëpërcaktuar, por si një fenomen të nxitur nga dinamika dhe ndikimi i rrjeteve sociale.
Pas takimit me drejtuesit politikë dhe ministrat, kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një tjetër mbledhje me kryebashkiakët e vendit. Sipas informacioneve paraprake, në fokus të diskutimeve do të jenë investimet në zonat urbane, si dhe problematikat me të cilat përballen qytetet kryesore. Nuk përjashtohet mundësia që në përfundim të takimit, Rama të ketë edhe një komunikim për mediat.
Mblidhet banda ne alarm. Po na rrezikojne pushtetin.
Po, na rrini prane se jemi budallenj ne! Na keni plackitur 35 vjet dhe tregoni perralla me algoritma! Ju erdhi fundi o shkerdhata! Zoti ju pafte e mos ju lente ta gezoni sa keni vjedhur!