Shqipëria paragjykohet si vend mysliman ndaj është penguar në rrugën e anëtarësimit në BE.
Kështu ka deklaruar presidenti kroat në takimin me presidentin shqiptar, Bajram Begaj.
Vonesat e deritanishme për presidentin Zoran Milanoviç, kanë të bëjnë me konsiderimin e Shqipërisë si vend mysliman.
“Shqipëria duhet të ishte shumë kohë më parë në një fazë shumë më të avancuar të integrimit në BE. Nuk ka patur asnjë arsye realiste, politike, sigurie apo edhe ekonomike që Shqipëria të ishte tani kaq e vonuar me negociatat. Kjo vonesë ka ndodhur kryesisht për shkak të paragjykimeve. Një rol jo të papërfillshëm për këtë në korridoret e Brukselit dhe të Evropës Perëndimore ka patur historia se Shqipëria është një vend kryesisht mysliman. Nëse nuk e ndihmojmë Shqipërinë që të bëhet sa më parë pjesë e BE-se atje do të ndikojë dikush tjetër, mendoj se kjo është mjaft e qartë”., tha ai.
Edhe presidenti Begaj foli për aktorë të tjerë që duan të pengojnë anëtarësimin e shpejtë të vendit tonë në BE.
Presidenti Begaj gjithashtu gjatë fjalës së tij, është shprehur se në fokus të takimit me holomogun e tij kroat ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale.
2 presidentët kanë propozuar një linjë direkte ajrore Shqipëri-Kroaci.
Lini një Përgjigje