TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 11:18

Interpelance urgjente me Ramën, PS-ja rrëzon kërkesën e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Interpelance urgjente me Ramën, PS-ja rrëzon kërkesën e
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kuvendi ka rrëzuar në mënyrë skandaloze me votat e mazhorancës kërkesën e kryetarit të Partisë Demorkatike, Sali Berisha për një interpelancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Edi Rama. 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se dihet që ka një vendim të gjykatës që nuk lejon Berishën të marrë pjesë ne seancat plenare. Kërkesa është refuzuar me argumentin se cenon nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni.

“Nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju. Kjo intereplancë paraqet çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Cenojnë nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni”, u përgjigj Felaj.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila mori të drejtën e fjalës, tha se mazhoranca 'tmerrohet nga Berisha' dhe as nuk guxon t’ia përmendë emrin.

“Emri i Sali Berishës ju tmerron. Ku është ai vendim gjykate që ia ndalon atij të ushtrojë të drejtën e deputetit,” tha ajo.

Kërkesën e Berishës për intepelancë ishte për disa çështje tenderash të familjes së Ramës.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të saj Sali Berisha, ka denoncuar në mënyrë të përsëritur faktin se shtetasja Rea Xhillari, e bija e zonjës Linda Rama, bashkëshortes së kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre.

Konkretisht, shtetasja Xhillari ka përfituar nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E, e cila rezulton të jetë një studio projektimi dhe konsulence me qendër në Bruksel dhe Tiranë, ku nga verifikimi në faqen zyrtare të këtij subjekti rezulton se Rea Xhillari ka qenë pjesë e stafit dhe bashkëpunëtore për shume vite.

Nga ana tjetër, shtetasja Xhillari ka përfituar nga tenderat publike edhe nëpërmjet subjektit tregtar ‘I RI’ sh.p.k., i cili është bashkëthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E. Ky i fundit ka qenë bashkëpronar me 50% i shoqërisë ‘I RI’ sh.p.k., deri ne Prill 2023, ku është larguar pas një sërë denoncimesh të bëra nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj zoti Sali Berisha”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e Berishës, tashmë si kryetar i PD-së.

 

ssli berisha edi rama

Lini një Përgjigje