TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 10:14

Berisha i mori partinë, Basha mesazh: Tani u çlirova nga ankthi!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha i mori partinë, Basha mesazh: Tani u çlirova nga ankthi!
Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, se nuk është i shqetësuar për fatin e tij peronal, pasi një ditë me parë Gjykata e Apelit i dha vulën e kësaj force politike Sali Berishës.

Ai theksoi se tashme është çliruar nga ankthi i vulës.

"T’jua heq njëherë e mirë nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, disa i kam fituar për qytetarët shqiptarë disa i kemi humbur, pasojat i vuajnë, për qytetarët meritojnë votën preferenciale, tani që janë të çliruar nga ankthi i vulës të shikojnë dhe t’i thërrasin mendjes të shikojnë se ku e kanë çuar kauzën e zgjedhjeve të lira me kalkulime të vogla dhe pazaret e vogla me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën do të bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën", tha Basha.

vula e pd lulzim basha

Lini një Përgjigje