
Një qytetare ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke iu përgjigjur kështu deklaratave të kryeministrit Rama. Ky i fundit, më herët i ka cilësuar protestuesit si “hajvanë” që kërkojnë largimin e tij nga pushteti.
Në fjalën e saj para tubuesve, ajo u shpreh se qytetarët janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e tyre, duke e cilësuar protestën si një shprehje të vullnetit demokratik.
“Sot jemi qytetarë të bashkuar. Jemi këtu për të ngritur zërin tonë, për të kërkuar përgjegjësi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e çdo qytetari. Kur zëri i një njeriu mund të shpërfillet, zëri i një populli nuk mund të injorohet”, deklaroi qytetarja.
Duke iu referuar komenteve të kryeministrit ndaj protestuesve, e reja reagoi me tone të ashpra, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“A e keni dëgjuar kryeministrin që na quajti hajvanë? Kur një kryeministër zgjedh të fyejë qytetarët që protestojnë, në vend që të dëgjojë shqetësimet e tyre, më lejoni t’i them: ‘Hajvan ti ku je? Jepe dorëheqjen sa më parë’”, u shpreh ajo.
Në vijim të fjalës së saj, qytetarja kërkoi largimin nga politika si të kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Jep dorëheqjen sa më parë dhe merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berisha. Rama n’burg, Berisha n’burg”, shtoi ajo mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve në protestë.
Sipas saj, ndryshimi mund të vijë vetëm nëse qytetarët refuzojnë të heshtin përballë padrejtësive dhe vazhdojnë të kërkojnë një të ardhme më të mirë për vendin.
"Sot jemi qytetare të bashkuara, jemi këtu për të ngritur zërin tonë, për të kërkuar përgjegjësi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e çdo qytetari. Kur zëri i një njeriu mund të shpërfillet, zëri i një populli nuk mund të injorohet.
Kjo protestë është shprehje e vullnetit tonë demokratik, të lirë dhe e besimit se ndryshimi vjen kur qytetarët refuzojnë të heshtin përballë padrejtësisë. Le të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur, sepse e ardhmja ndërtohet nga ata që kanë guxim të kërkojnë një vend më të mirë për të gjithë.
A e keni dëgjuar kryeministrin që na quajti hajvanë? Kur një kryeministër zgjedh të fyejë qytetarët që protestojnë, në vend që të dëgjojë shqetësimet e tyre, të cilët sot janë në shesh, meqë na drejtohet kështu, më lejoni t’i them “hajvanit ku je ti dhe jep dorëheqjen”.
Jep dorëheqjen sa më parë dhe merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berisha. Rama n’burg, Berisha n’burg", u shpreh protestuesja.
Lini një Përgjigje