TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2024, 18:52

Atentati në “Don Bosko”, Salianji: Bandat nuk kanë frikë, të këputen lidhjet e drejtuesve të policisë me krimin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në “Don Bosko”, Salianji: Bandat nuk kanë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar lidhur me atentatin në Don Bosko, ku u plagosën Kastriot Elezi 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç.

Salianji thotë krimi godet sërish në mes të Tiranës ndërsa policia nuk parandalon, por thjesht informon.

Deputeti demokrat shprehet se “krimi dhe bandat nuk njohin frikë e as shqetësim”. Sipas tij, ngjarjet e pafundme kriminale tregojnë denigrimin dhe rënies pikiatë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.

“Krimi godet objektivin në mes të kryeqytetit, në mes të qytetareve, në çdo zonë, kudo të duan sipas kërkesave të porositësve.

Krimi e bandat nuk njohin frikë e as shqetësim se do përballen me autoritetin e shtetit!

Ngjarjet e pafundme janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiatë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.

Fati, mbetet të jetë rojtari i qytetarëve!

Policia as parandalon, as kap; policia vetëm informon, sikur të ishte agjensi lajmesh. Madje në rastet e përfshirjes së zyrtarëve rilindas në krime ka rolin e mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit!

Vetëm këputja e lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin, promovimi i profesionistëve dhe depolitizimi i policisë do ta bëjë eficente policinë e shtetit që ka brenda radhëve të saj profesionistë që meritojnë të jenë në krye të luftën ndaj krimit dhe jo të dhunohen nga krerët e kapur prej krimit.

Çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe lufta pakompromis ndaj çdo forme të kriminalitetit është emergjencë për të kthyer rendin dhe sigurinë!”, shkruan Salianji në “Facebook”.

Lini një Përgjigje