TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2024, 18:36

Kritikat brenda PD, Korreshi i del në krahë Bardhit: Nga të vetmit që ka denoncuar oligarkët dhe aferat me emra

Shkruar nga Pamfleti

Kritikat brenda PD, Korreshi i del në krahë Bardhit: Nga të

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur lidhur me kritikat e PD ndaj Gazment Bardhit.

Ai i ka dalë krah kreut të Grupit Parlamentar të PD, duke thënë se Bardhi është ndër të vetmit që ka denoncuar oligarkët dhe aferat me emra.

Korreshi shton se qeveria teknike është zgjidhja optimale, pasi sipas tij mos gjetja e të rruge të përbashkët mund të çojë në destabilizim.

“A ka pasur denoncime më të forta se ato të Bardhit? Këto rrymat, nuk ka njeri brenda PD që nuk pasur guximin dhe kurajon për të denoncuar jo vetëm oligarkët por çdo aferë. Ka shkuar edhe më tej, ne nuk jemi prokurori as gjykatë as vrasës. Opozita ka denoncimin. Prandaj janë organet e drejtësisë. Është lënë vendi për disa vite pa Gjykatë Kushtetuese. Kushtet çojnë në destabilizim. Kam qenë për qëndresë në parlament, ngujim deri në respektimin e kushtetutës. Për ne qeveria teknike është zgjidhja optimale, mos gjetja e një emëruesi të përbashkët mund të çojë në destabilizim. Duhet të krijojmë besimin e njerëzve, demokratët dhe socialistë do shkojnë për të votuar, por duhet thithur pjesa gri. Është pjesë e madhe”, tha Korreshi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje