
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dënuar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u godit me sende të forta mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetin social, Facbeook, ministri Manja tha se autorët do të marrin ndëshkimin që meritojnë.
"Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë! Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!", shkruan Manja.
Lini një Përgjigje