
Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e seancës së nesërme plenare dhe ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.
Shkak është bërë vizita e presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan si dhe aksioni opozitar, i cili në seancat e fundit ka shkaktuar kaos.
Kujtojmë që nesër pritet që Tiranën ta vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit.
Ndërkohë mësohet se disa prej deputetëve të mazhorancës, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të jenë në pritjen e presidentit turk Erdogan.
Sipas njoftimit të Kuvendit thuhet se shtyrja e seancës së datës 10 tetor është bërë për datën 17 tetor.
"Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit", thuhej në njoftim.

Lini një Përgjigje