TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2024, 21:34

Nikoll Lesi tregon emrin, ja deputeti që do nxirrte PD si kandidat për kryeministër nëse do tërhiqej Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Nikoll Lesi tregon emrin, ja deputeti që do nxirrte PD si kandidat për

Sonte në podcastin ‘Të Pashoq’ në kanalin në YouTube të “Pamfletit”, vjen Nikoll Lesi, botues i ‘Koha Jonë’, në një analizë mbi aktualitetin politik në vend.  Në pjesën e parë të podcastit, Lesi analizoi të ashtuquajturën mosbindje civile të opozitës.

Sipas tij PD nuk vjen me Berishën në pushtet dhe deklaroi se duhej një emër tjetër për kryeministër. Madje ai deklaroi se është përfolur si kandidat Tomor Alizoti.

Lesi: Ka pasur dhe emra të tjerë për kandidatë për kryeministër. Tomor Alizoti ishte një lloj përbashkimi. Sipas grupit të Gaz Bardhit, nuk kam të drejtë ta them, por nuk e donin doktorin. Të ishte lider i partisë, por jo kandidat për kryeministër. Një emër tjetër që krijonte besim. Sa shkoi te SPAK, doktori doi e tha. Ai e preu menjëherë dhe tha jam kandidat për kryeministër dhe mbylli debatin. Këta dalin bëjnë fushatë me doktorin, futim emrin në listë dhe së paku të jemi deputetë.

Është kauzë opozitare burgosja e Salianjit?

Lesi: Kauzë është Berisha. Ajo duhej të ndodhte kur u vu në arrest Berisha. Ai është lideri i PD. Kauza që ndodhi të hënën duhej me Berishën. Për ta ishte kauzë, sepse lideri është në arrest dhe sipas tyre i padrejtë.



Lini një Përgjigje