Berisha është shfaqur mjaft i nervozuar teksa ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga SPAK, pasi është pyetur për rreth dy orë në lidhje me 21 Janarin.
Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK, Berisha është shfaqur mjaft i nervozuar teksa ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Berisha tha se njoftimi për thirrjen në SPAK, Dumani ia shpërndau më parë mediave sesa vetë atij për llogari të Ramës.
Ish kryeministri, deklaroi se arsyeja pse nuk është thirrur më herët në Prokurorinë e Posaçme ishte përfshirja në këtë ngjarje e PS dhe Edi Ramës që organizoi një protestë të dhunshme për epshet e pushtetit të tij.
“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë se 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë.
Kjo është procedurë normale ama nuk është procedurë publike. Të thërret dhe shkon. Por Altin Dumani ja shpërndau mediave para meje. Një procedurë që është krejtësisht diskrete dhe s’ka lidhje me mediat, ky e bën publike për leverdi të Ballukut dhe Ramaduros, që njerëzit mos të shohin skandalin e Llogarasë, por të merreshin me faktin që Sali Berisha dëshmon për 21 janarin pas 13 vitesh, një ngjarje ku unë isha i rrethuari dhe mua po më goditeshin dritaret e kryeministrisë me gurë”, tha Berisha.
Dosja 21 janari
SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Ishte Gjykata e Strasburgut që e cilësoi 21 Janarin krim shtetëror dhe në vazhdë të këtij vendimi, Gjykata e Lartë më 12 mars 2024 urdhëroi SPAK të nisë hetimet dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.
Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.
Vrasësi i vërtetë i 21 janarit është Edi Rama.Ai na nxorri në shesh ...shkuam tek kryeministria dhe pothuajse të gjithë demonstruesit veriorë,të drejtuar nga një ish deputet socialist kishin mjete të dhunshme në duar:drunj,hunj,gurë,armë në mes të turmës... Ishin këta që goditën policinë...shikoni pamjet filmike...Garda bëri rezistencë...se hyri me forcë një Benz jeshil për të shpartalluar derën e kryeministrisë.. Vet Edi Rama i'a mbathi,neve na la nën breshërinë e plumbave
Ky plak komunist ka 35 vjet qe vret kete popull, merrjani pasurine dhe plasjani familjen ne burg