Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi opozotën lidhur me numrin e ulët të pjesëmarrësve në protestë.
Balla iu përgjigj edhe akuzave të deputetëve të PD për projektbuxhetin, konkretisht 'shigjetoi' fjalimin e Tabakut dhe Nokës.
“Dëgjo ti se ti s’ke për të marrë vesh ndonjëherë. Do të rritet pensioni urban deri në vitin 2030, ku prapë do të jemi ne këtu. S’merr vesh ti nga këto punë", iu drejtua Balla-Nokës.
Ndërkoh, në përgjigje të deklaratës së Tabakut, Balla ironizua duke thënë "vazhdon matematika 7x7".
“Ju me matematikën u ka lënë ai mbrapsht se 7 x 7 vazhdoni... E di që pensionisti i vetëm ndër ju, nuk ka hall rritjen e pensioneve se e ka pagën e lart, fjalim për 670 mijë të tjerët. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Iu referova nënës time të dashur dhe 670 mijë pensionistëve. Pa humbur kohë, iu lutem ta votojmë kërkesën për t’iu bashkuar debatit të buxhetit. Ky debat, minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, strategjia juaj dhe për të marrë Jorida 10 minuta...vazhdoni. Ndërkohë serioziteti i forcës tuaj politike vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën me 300 petrita në bulevardin Dëshmorët e Kombit", u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje