TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 12:50

“Gurë varri”/ Spiropali acarohet keq me Nokën në Kuvend: Mos guxo, dil përjashta!

Shkruar nga Pamfleti
“Gurë varri”/ Spiropali acarohet keq me Nokën në
Përplasja Noka-Spiropali

Deputeti i PD, Flamur Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës dhe cënimin e lirisë së fjalës në këtë legjislaturë.

Ai i tha Spiropalit në një moment “Mamicë”.

Spiropali iu përgjigj duke i kërkuar Nokës të tregojë respekt dhe paralajmëroi heqjen e së drejtës së fjalës.

Ndërkohë në debat ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ku tha se mazhoranca distancohet me forcë nga ajo lloj kulture, referuar retorikës së Flamur Nokës në foltore.

“Nëse këtu në ditën e fundit të kësaj legjislature, që edhe nëse nuk ta thotë zemra, zemra bëhet gur dhe thua ca fjalë të mira për njëri-tjetrin, për punën e madhe që kemi bërë, për 500 e ca ligje që kemi miratuar sëbashku. Për afro 200 marrëveshje ndërkombëtare që kemi miratuar sëbashku, ku opozita për fat të mirë e ka dhënë votën.

Këto fjalë duhen thënë sot se e meritojnë dhe në vend të tyre këtu që mua nuk mi nxë goja. E di ti ç’do të thotë jeni të gjithë të vënë në rresht? Do të thotë ta depersonalizosh deputetin 100%. Janë zgjedhur me votat e popullit, dhe nëse ti i quan të vënë në rresht, ti ke shpallur edhe popullin shqiptar të vënë në rresht. Ti e shpalle me turp popullin shqiptar”, tha Peleshi.

Më pas, Noka kërkoi të replikonte, por u ndesh me kundërshtinë e kryeparlamentares Elisa Spiropali.

“Folët mjaftueshëm sot! Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin, nuk ke procedurë! Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri, që sa herë t’i ofendosh, ata të rrinë në vend pa reaguar.

Mos guxo, dil përjashta! Mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot! Ulu në vend!”, iu drejtua e acaruar Spiropali-Nokës.

Lini një Përgjigje