TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 22:47

Grekët dhe SHBA futen në tregun minerar në Shqipëri, Kimberly Guilfoyle në Tiranë për të mbyllur pazarin?

Shkruar nga Pamfleti
Grekët dhe SHBA futen në tregun minerar në Shqipëri,
Kimberly Guilfoyle dhe takimi me Ramën

Kompania greke AKTOR dhe amerikania “BNI” janë bërë bashkë për të marrë nikelin dhe kobaltin shqiptar...

Një investim i ri në sektorin minerar në Shqipëri, me përfshirje greke dhe amerikane, po shihet si një zhvillim që shkon përtej aspektit ekonomik dhe lidhet me interesat strategjike të Perëndimit për sigurimin e lëndëve të para kritike.

Sipas gazetës greke "Kathimerini", grupi AKTOR ka njoftuar hyrjen në tregun minerar shqiptar përmes një marrëveshjeje me BNI Foundation për kërkimin dhe shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit, dy minerale kyçe për prodhimin e baterive për automjetet elektrike dhe sistemet e ruajtjes së energjisë.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët sipas ligjit shqiptar, ku AKTOR do të zotërojë 51% përmes degës së tij AKTOR Metal, ndërsa 49% do të mbahet nga BNI Foundation. Investimi i plotë mund të arrijë deri në 1 miliard euro.

Sipas burimeve të tregut të cituara nga "Kathimerini", projekti mbështetet në masë të madhe nga kapital amerikan dhe do të asistohen teknikisht nga kompani me bazë në SHBA, duke e vendosur Shqipërinë në një rol të rëndësishëm në zinxhirin perëndimor të furnizimit me minerale strategjike.

Ky zhvillim vjen në një moment kur SHBA dhe Bashkimi Europian po përpiqen të ulin varësinë nga Kina, e cila aktualisht kontrollon pjesën më të madhe të përpunimit global të nikelit dhe kobaltit.

Fokusi i investimit është zona e Bilishtit, ku vlerësimet tregojnë për mbi 500 mijë ton nikel dhe 25 mijë ton kobalt, duke e bërë atë një nga rezervat më të mëdha në Europë. Projekti përfshin jo vetëm nxjerrjen, por edhe ndërtimin e impianteve të përpunimit.

Megjithatë, artikulli i Kathimerini sugjeron se marrëveshja nuk mund të shihet e shkëputur nga zhvillimet e fundit politike. Sipas gazetës, shpallja e saj lidhet me një vizitë të fundit në Tiranë të drejtuesit të AKTOR, Alexandros Exarchou, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ku u zhvillua një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim, i zhvilluar në mbrëmje dhe pa transparencë publike mbi përmbajtjen e diskutimeve, ka nxitur spekulime në qarqe politike dhe ekonomike për një koordinim më të gjerë rreth projektit.

Në këtë kontekst, përfshirja e kapitalit amerikan dhe prania diplomatike në nivele të larta sugjerojnë se projekti në Shqipëri është pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike, ku vendi mund të shndërrohet në një hallkë kyçe për furnizimin me minerale kritike për ekonominë e energjisë së pastër.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dhe si këto zhvillime janë diskutuar në takimet e fundit në Tiranë, ndërsa mungesa e informacionit zyrtar për përmbajtjen e tyre vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi transparencën dhe dimensionin real të kësaj marrëveshjeje. /Pamfleti

 

7 Komente

  1. O
    Opionisti

    Prokuroria amerikane tw hetohete abandoned amerikane dhe per scandal te tjera

    1. A
      Artur Mamsdhaj Ekspert auditimit antikorrupsion gl

      Pasuria e popullit monsters ????

      1. j
        johan

        Po dihet se minerali i hekur nikel kobalt ndodhet ne minieren e Bitinces, 3 km larg Bilishtit e 8 km larg Kapshtices. Dikur kjo miniere pjese administrative e minieres se Mborje Drenoves, ashtu si Rehova e Kolonjes me piritin e bakrit dhe miniera e Lozhanit me qymyr guri. Me Nikel Kobalnin e Bitinces u bene disa eksperimente nga nje grup shkencor ne metalurgji, por nuk arriten ot te gjenin rrugen e ndarjes se tij. kete material e eksporuam per disa vjet ne Kinen socialiste. Rehova ka edhe perqindje floriri por eshte mineral i varfer dhe ka kosto te larte ndarje, ashtu si kobaltin qe nuk e realizuan dot ne ate kohe. udheheqesi i grupit shkencor mbaj mend qe ishte nje ekspert me origjine hebrehe. Ne lidhje me keto eksperimente u fol shume ne ate kohe ne rrethet inxhinierike, sidomos ne institutet e gjeologji-minierave, megjithese thonin eshte sekret...

        1. N
          Niko

          Prisni tani te vijne dhe puntore nga Afrika se ketu neper fshatra skane ngel as pula

          1. v
            vk

            Mos harroje ti jape edhe breket Edvini!

            1. F
              Feti Dema

              Që nga beteja e Trojës te Homeri, nga Ramiz Alia e Sali Berisha e deri te Edi Rama, shqiptarët janë të fiksuar, ndoshta si paranojë: kujdes edhe kur grekët të bëjnë dhurata. Besoj se në shumicë dërrmuese shqiptarët kërkojnë investime amerikane dhe ato të lidhura me perëndimin, Por edhe për këtë investim, unë mendoj se, duhet të botohet konçensioni në gazetat me tirazh më madh në SHBA dhe BE . Ndoshta kompani më të mëdha në Amerikë apo Europë perëndimore mund të jenë konkuruese me dyshen AKTOR-BNI. Qeveria shqiptare nuk ka pse të veprojë skuthçe dhe as ambasadoria Amerikanë në Athinë nuk ka pse të vijë fshehtas në Tiranë duke shkelur protokollet diplomatike.

              1. T
                Tony

                Ja mbeti Amerika ne doren e grekut të perlaje burimet tona, ishuj e resorte. Ne ka biznesmen Amerikan-Grek prape nuk ka nevoje Amerika për bubureca. Si nuk e kuptoni o mjerane që USA nuk ka prej vitesh Ambasador ne Shqipëri? Pse duhet të vinte Amerikania ne Shqipëri të takonte kaqolin tone që t’i ulej ne gjunje si Melonit e t’i shihte të poshtmet, se vishej me minifund bukuroshja. Ndoshta e informuan bukuroshen qe rruget e Tiranes mbajne ere të rende pusetash. I përmenda keto mufka se pernjehere do sajoni ndonje bisht me xhufka hamendesish.

                Lini një Përgjigje