TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 21:26

Salianji shënjestron Berishën: Në PD prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji shënjestron Berishën: Në PD prevalojnë interesat
Ervin Salianji

Demokrati Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të garojë përballë Berishës për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit 2026, kur përballë Berishës nuk ka dalë asnjë rival.

I pyetur për situatën në PD, Salianji u shpreh se kështu ndodh kur deputetët nuk kanë dalë nga lista e hapur, por sepse janë emëruar nga kryetari i partisë, të cilët cilësoi njerës me interesa të pamerituara.

“Njerëz që janë mësuar me privilegje të pamerituara. Po të ishte lista e hapur, deputetët do të ishin shumë të kujdesshëm me votuesit, por sot ata i zgjedh kryetari dhe aty është detyrimi.

Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën kur ishte kryetari Basha, që ishte i pambështetur në anëtarësi por kishte grupin parlamentar pas dhe kryesinë.

Nëse janë një pjesë e personazheve të partisë në një anë, pse kanë frikë nga vota? Le të garojnë.

Interesat personale që prevalojnë ndaj interesave të demokratëve, kjo është përgjigjia. A fiton PD duke përjashtuar njerëz? Tani ka një problem. Më 11 maj PD mori rezultatin më të dobët në 20 vite. Pas zgjedhjeve nuk pati asnjë afrim, por vetëm largime. U larguan të parët e primareve, u larguan drejtues. Si bëhet PD më e madhe dhe më e fortë, siç thoshte Berisha, duke i larguar të gjithë?

Mos janë bashkë palët me Ramën? Mban përgjegjësi kryetari i partisë që thotë çdo javë se do ta hedhë Ramën në Lanë?”- u shpreh Salianji në emisionin “Të Paekspozuarit.

ervin salianji sali berisha pd

Lini një Përgjigje