TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2026, 18:48

“Godet” Luan Baçi: Kur garon Berisha është normale që të mos ketë rival!

Shkruar nga Pamfleti
“Godet” Luan Baçi: Kur garon Berisha është normale
Luan Baçi

Deputetët demokratë janë aq ‘të hipnotizuar’ nga pushteti apsulut i Berishës mbi PD, sa nuk shohin asnjë kandidat që mund ta rivalizojë. Një prej tyre Luan Baçi, i cili shprehet se mungesa e kandidatëve përballë Sali Berishës në garën për drejtimin e PD-së përbën një situatë normale për partinë.

Në një intervistë në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2CNN, Baçi tha se zgjedhja e kryetarit bëhet me votën e anëtarësisë dhe se çdo anëtar ka mundësi të shprehë vullnetin e tij në proces.

Sipas tij, Berisha mbetet figura më e fortë politike brenda PD-së dhe nuk ka emra që mund të konkurrojnë realisht me të. Baçi u shpreh se personat që kanë kërkuar të futen në garë, sipas vlerësimit të tij, e kanë bërë më shumë për vëmendje publike sesa me synim serioz për të fituar drejtimin e partisë.

Deputeti demokrat shtoi se, nga ajo që ai sheh në strukturat e PD-së, grupin parlamentar dhe Kryesi, nuk ekziston një figurë që mund të rivalizojë Berishën. Ai argumentoi se kjo lidhet edhe me faktin që, sipas tij, drejtimi i Berishës ka dhënë prova të forta politike ndër vite.

“Voton gjithë anëtarësia për zgjedhjen e kryetarit, kështu që opsionet janë aty, për të votuar po ose jo, dhe nuk pengon askush anëtarësinë për të shprehur vullnetin e tyre. Mos patja e një kandidati në garë është normal, unë e quaj mëse normal, kur garon Sali Berisha, lideri historik, i pakontestueshëm, i pakonkurrueshëm, për mendimin tim, nuk gjendej asnjë për të dalë. Të gjithë këta që kanë kërkuar, më vjen keq që duhet ta them, thjesht më shumë kanë bërë më shumë lajm, për t’u bërë publik për 2-3 apo 5 orë në media, sesa për ta patur seriozisht se mund të garonin dhe konkurronin Sali Berishën. Nuk bëj dallim për asnjë dhe flas në përgjithësi për çdo kandidat që ka kërkuar, por më lejoni të them për çfarë shikoj unë te PD, te grupi parlamentar, te Kryesia, askush s’është i denjë në kuptimin që të jetë garues përballë Berishës. E dinë që përballë Berishës nuk fitojnë dhe nuk dalin, sepse e dinë që nuk fitojnë. Nuk ka ndonjë problematikë, është një normalitet i një partie si PD, aq më tepër kur në krye është lideri historik, që ka treguar me prova dhe fakte që udhëheqësia e tij është e pakonkurrueshme”, tha deputeti i PD. 

luan baçi pd sali berisha

1 Komente

  1. e
    ert

    Sikur te ishte Enver Hoxha ky, do kishte bertitur, Rrofte Partia e Punes! Langaraqe!

    Lini një Përgjigje