Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend, duke e akuzuar atë për shmangie të vazhdueshme të interpelancave parlamentare dhe për mbrojtje të aferave korruptive.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mungesa e Ramës në seanca përbën shkelje të Kushtetutës dhe dëmton funksionimin normal të Parlamentit.
“Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite, kreu i ekzekutivit i tmerruar nga vetja e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, kryeministri nuk paraqitet në interpelanca për shkak të “maleve me fakte dhe dokumente” që, sipas opozitës, implikojnë qeverinë në afera korruptive.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te projektet e zhvillimit rural dhe turistik, duke pretenduar se shumë prej tyre nuk janë realizuar sipas planit dhe se fondet janë keqpërdorur.
Ai solli si shembull zonat e Shetajit dhe Tragjasit, ku sipas tij mungon infrastruktura bazë, përfshirë furnizimin me ujë, pavarësisht investimeve të deklaruara nga qeveria.
"Nëse për të 8 apo 10 herë shkelet në parlament neni 80 i kushtetutë që detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët kërkojnë dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues. Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite, kreu i ekzekutivit i tmerruar nga vetja e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj e më shumë në varfëri. Ai fluturon në dy vite, 23 mln euro fluturime me avion taksi. Tani u rikthye prapë. Media informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij.
Ne deklarojmë këtu solemnisht se ne jemi opozitë dhe nuk do pranojnë, që në këtë parlament asnjëri të qëndrojë mbi kushtetutën. Pse nuk vjen? Se mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë. Sepse ai vetë, është kreu i sistemit korruptiv. Dhe se aferat e tij korruptive nuk lejohet të hetohen. Ku është djegësi i Tiranës 130 mln euro? Ku është? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza 120 mln dollarë kredi japoneze? Ku janë? Qindra mln të tjera të shpenzuara në rrugë. Ku janë? 240 mln euro të 100 fshatrave turistike.
Në Shetaj janë 50 vila të reja të bukura nga emigrantët, vetëm 19 prej tyre kanë nga një të moshuar. Pse nuk vjen, pse nuk vjen? Sepse nxin në Shqipëri dhe në Europë me bllokimin, me mbrojtjen e vjedhjeve që ka bërë me Lubi Ballukun. Dhe ky tjetri më thanë ka studiuar në Itali, çfarë studimi, ky është emëruar nga vizat me Olsi Ramën. Nuk vjen se është i nxirë."-tha Berisha në Kuvend.
Lini një Përgjigje