TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2026, 12:54

Braçe irritohet nga zhurma në Kuvend: A ka mundësi që ata turistët atje të mbajnë qetësi?

Shkruar nga Pamfleti
Braçe irritohet nga zhurma në Kuvend: A ka mundësi që ata
Deputeti socialist Erion Braçe

Teksa deputeti socialist Erion Braçe po fliste nga foltorja e Kuvendit, ai është ndërprerë nga zhurmat që vinin nga një prej llozhave të sallës.

Situata duket se e irritoi deputetin e PS-së, i cili reagoi duke kërkuar qetësi dhe duke iu referuar studentëve të pranishëm në lozhë si “turistë”.

“A ka mundësi që ata turistët atje të mbajnë qetësi?! Ose po të duan të dalin jashtë”, tha Braçe, ndërsa studentët po bisedonin me deputeten demokrate Ina Zhupa.

Më pas, drejtuesja e seancës plenare, Klodiana Spahiu, ndërhyri duke kërkuar qetësi në sallë.

 

Lini një Përgjigje