TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 12:44

Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, vjen reagimi i parë nga Italia

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen Rama-Meloni për
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

Një ditë pas Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen Rama-Meloni, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Roma zyrtare.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha nga Brukseli ku po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, se nuk ishte i shqetësuar për pezullimin nga gjykata shqiptare të marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës për ngritjen e dy qendrave të drejtuara nga italianët në vendin tonë.

 "Unë nuk jam i shqetësuar", u tha Tajani gazetarëve në margjinat e takimit para samitit të PPE në Bruksel, raporton Ansa.it.

    “Mendoj se është një çështje ligjore që do të zgjidhet mjaft shpejt, por nuk na takon ne të komentojmë vendimet e gjykatës së një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për kampin e emigrantëve nga Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa pranoi të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

Ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër duhet të pezullohet automatikisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pas pranimit prej Gjykatës të padisë nga deputetët e opozitës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të mërkurën në një konferencë shtypi urgjente se Mbledhja e Gjyqtarëve pranoi të kalojë për gjykim padinë e 30 deputetëve të opozitës për kontrollin e kushtetutshmërisë së “Protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Në një konferencë për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj bëri me dije se ky vendim sjell automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes, e cila kaloi me përshpejtim komisionet parlamentare vetëm tre ditë më parë dhe do të votohej në parlament të enjten, më 14 dhjetor.

 

antonio tajani pakti rama-meloni

Lini një Përgjigje