Partia Socialiste do të votojë kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin deputetit Sali Berisha, për të cilin prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë më të ashpër, duke kërkuar arrestimin e tij. Kryetari i grupit parlamentar në PS, Bledi Çuçi tha se qëndrimi i tyre në këtë pikë ka qenë i prerë.
‘Padiskutim që do të votojmë. Qëndrimi ynë është i qartë i prerë në këtë pikë. Nuk kemi diskutuar as mandatin e kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK-u kërkon përjashtimin.’- tha Çuçi.
I pyetur në lidhje me sfidën e Gazment Bardhit, i cili thotë se nëse Rama plotëson tre kërkesat e opozitës, do të shkojnë në Kuvend për të marrë pjesë në votimin që do të zhvillohet për heqjen e imunitetit ndaj Berishës, Çuçi tha se kjo është qesharake, pasi ata po djegin kuvendin për të.
SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizim për t’i hequr imunitetin ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Kjo pasi Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe sipas ligjit duhet autorizim nga Parlamenti për t’i hequr imunitetin.
Shkresa e SPAK për autorizim është dorëzuar pranë Kuvendit.
Sali Berisha është aktualisht me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.
Sali Berisha ka refuzuar që të njohë vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe nuk është paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore për të vlerësuar masën detyrim paraqitje.
Për këtë arsye, SPAK ka kërkuar që të ndryshojë masën e sigurisë, por nuk e ka përcaktuar nëse kërkon arrest shtëpie ose arrest në burg. Sidoqoftë, kërkesa për heqje imuniteti do të duhet të autorizohet nga Parlamenti, për shkak se konsiderohet masë shtrënguese në të dyja rastet.
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është nën hetim dhe në masë sigurie arrest shtëpie dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është nën hetim dhe në masë sigurie “arrest shtëpie” dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe po ashtu nën masë sigurie “detyrim për t’u paraqitur” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, biznesmeni Fatmir Bektashi.
Lini një Përgjigje