
Bashkëkryetari i PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje opozitës të mos pengojë zhvillimin e mbledhjeve fizike.
Ai shprehet se nuk e kupton pse deputetët Berisha-Bardhi bllokojnë diçka që është në interes të vetë opozitës.
Pas dështimit të mbledhjes fizike e cila nisi sot në orën 10:00, takimi u mbajt online në orën 12:00 duke shmangur kështu tensionet.
“Synimi ynë është të çojmë punën përpara. Jeni dëshmitare që një pjesë e opozitës me veprime vandale e ka bërë të pamundur mbledhjen fizike të komisionit.
Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. Asnjë zë aty nuk është i pa përfaqësuar. Veto është më shemër të bllokuar, pretendimi i ngritur. Nuk duhet të mbahemi tek çështja e vetos, palët kanë ekspertet e përfshirë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Vullneti i mazhorancës është që të dëgjoje të gjitha palët. Flukse e opozitës të vijnë me propozime konkrete.
I bëj thirrje, mos pengoni zhvillimin e komisionit. Është në interesin tuaj, reforma i duhet edhe opozitës. PS mund të jetë edhe e qetë me këtë kod Zgjedhor, pasi jemi parti në Pushtet dhe kemi një kod të aprovuar nga ODIHR. Opozita duhet të jetë e para e interesuar dhe nuk e kuptoj si pengon palët”, tha Gjiknuri.
Lini një Përgjigje