TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 10:49

Dështimi i Komisionit të Zgjedhores, PS vendos të zhvillojë online mbledhjen

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i Komisionit të Zgjedhores, PS vendos të zhvillojë

Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhorë, e cila u bllokua nga opozita, takimi do të zhvillohet online.

Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin e saj, duke përdorur sikundër edhe në Kuvend, bilbila për të krijuar zhurmë.

Deputetët e Bardhit dhe Berishës kanë bllokuar sallën dhe kanë zënë karriget dhe kjo ka nxitur debat me mazhorancën.

Mësohet se komisioni do të mblidhet online, sot në orën 12:00.

Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe si kryetar kërkojnë të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.

Lini një Përgjigje