TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2024, 10:30

Dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Salianji: Teatër i pështirë! Kanë 2 vite që nuk bëjnë asgjë

Shkruar nga Pamfleti

Dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Salianji:

Deputeti Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi së bashku me deputetët e Rithemelimit dhe të grupit të Bardhit bllokoi për të dytën herë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Salianji e quajti mbledhjen një teatër ndërsa tha se deputetët e grupit të Bashës, edhe sot bojkotuan mbledhjen duke mos u paraqitur.

“E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë. Kjo është tallja dhe pengmarrja që u kanë bërë përfaqësuesve që kanë dalë me vota të PD-së”, u shpreh Salianji.

 

salianji deshtim zgjedhore

Lini një Përgjigje