Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme, dhe Policia e Shtetit zhvilluan sot një konferencë lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se Shqipëria ende nuk ka arritur të përmbyllë procesin zgjedhor, pra ta certifikojë atë, për shkak se po shqyrtohen ankimet e ndryshme të paraqitura nga subjektet politike. Për këtë arsye, nuk ka ende konkluzione përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
“Kolegji zhjedhor vazhdon shqyrtimin gjyqësor e disa prej ankimeve zgjedhore të paraqitura nga subjektet zgjedhore. Akoma nuk e kemi verdiktin e institucioneve përgjegjëse shqiptare mbi këtë proces zgjehdor. Por ky proces zgjedhor, nuk mund të konsiderohet i mbyllur nga pikëpamja formale.
Duke qenë kështu, besoj se është e veshtirë për të gjithë ne të nxjerrim konkluzione të plota e të qarta, mbi atë se cfarë ka shkuar mirë dhe jo mirë me zgjedhjet e 11 majit, e cfarë duhet të përmirësoohet në të ardhmen”, tha ai.
Duke u ndalur tek gjetjet dhe vlerësimet e grupit të misionit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Celibashi theksoi ato janë pranuar nga të gjitha subjektet politike pa kundërshtime. Një gjë e tillë është pozitive, pasi sipas kreut të KQZ-së, e bën më të thjeshtë dhënien e gjykimeve dhe vlerësime të drejta mbi procesin zgjedhor.
“Këtu në Shqipëri, misioni ndërkombëtar i zgjedhjeve, i udhëhequr nga ODIHR, është i pranuar dhe i mirëpritur nga të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë. Askush këtu nuk ka konstestuar, e nuk konsteston gjetjet e rekomandimet e këtij misioni. Kjo është një gjë pozitive, pasi e bën më të lehtë, për të gjithë ne aktorët shqiptarë, institucional dhe politikë për të dhënë gjykime dhe vlerësime të drejta dhe realiste mbi procesin zgjedhor. Edhe pse, duhet ta themi, jo në pak raste, partitë politike të spektrit të kundërt, kanë lexime të ndryshme të së njëjtës gjetje, apo e të njëjtit rekomandim. Është e rëndësishme që gjetjet e OSBE-ODIHR nuk janë vënë në diskutim.”, tha ai.
Por pavarësisht progresit që zgjedhjet e 11 majit kishin, nga ana tjetër ekzistojnë ende shumë problem që duhen zgjidhur.
“Nisur nga gjetjet dhe vlerësimet paraprake, duhet të pranoj se krahas progresit që ato patën, kemi akoma shumë probleme”, tha ai.
Lini një Përgjigje