TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 21:09

Gjermanët shkundin Ramën: Skandalet e korrupsionit po telendisin qeverinë

Shkruar nga Pamfleti
Gjermanët shkundin Ramën: Skandalet e korrupsionit po telendisin
Pamje nga protesta e opozitës

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare. Së fundmi, prestigjiozja gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar një raportim situatës politike në Shqipëri, duke pasqyruar protestën e opozitës në Tiranë dhe duke rikujtuar akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi qeverinë.

Media gjermane thekson se Partia Socialiste drejton vendin që prej vitit 2013, por aktualisht përballet me skandale politike. Në qendër të raportimit është protesta e organizuar nga Partia Demokratike, ku mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e Ramës. Sipas Deutsche Welle, protesta u shoqërua me incidente, ku u hodhën molotovë, 16 efektivë policie mbetën të plagosur dhe 13 persona u arrestuan.

Kryeministri Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste (PS) kanë qeverisur Shqipërinë që nga viti 2013.  Megjithatë, tani një skandal i madh korrupsioni përbën një kërcënim për qeverinë.  Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, akuzohet për favorizim të kompanive të caktuara gjatë dhënies së kontratave publike dhe për përvetësim të fondeve publike. Balluku i mohon akuzat.

Në një tubim të organizuar të martën nga Partia Demokratike në opozitë, mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e Ramës.  U hodhën kokteje Molotovi; të paktën 16 oficerë policie u plagosën dhe 13 persona u arrestuan.

Shqipëria ka qenë vend kandidat për në BE që nga viti 2014. Korrupsioni shihet si një nga pengesat më të mëdha në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Shqipëria u rendit e 91-ta nga 182 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International”, shkruan DW.

 

Lini një Përgjigje