Modeli Erdogan në Shqipëri, Rama po zbaton porositë e “vëllait” nga Turqia
Shqipëria vijon të nxihet nga mediat ndërkombëtare. Teksa Rama ka hyrë në një kurs përplasje me drejtësinë dhe shifrat tregojnë se korrupsioni po rritet, edhe mediat e huaja nuk po kursehen.
Historiani dhe analisti Michael Rubin ka shkruar një artikull në “Washington Examiner” mbi situatën në vend, ku shprehet se Rama po përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë. Sipas artikullit, shembujt më ta qartë janë Veliaj dhe Ahmetaj.
“SPAK-u synonte të reduktonte korrupsionin politik, por u shndërrua në një mjet në duart e të korruptuarve. Rama e ka përdorur këtë strukturë për të goditur në mënyrë selektive kundërshtarët politikë, duke i përballur me procese gjyqësore, burgim ose duke i detyruar të largohen nga vendi mbi akuza të pabazuara. Mes të prekurve përmenden Berisha, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj”, thekson artikulli.
Sipas artikullit, ajo që i bashkon emrat më sipër është fakti se kanë sfiduar konsolidimin e pushtetit nga Rama, kanë kundërshtuar zgjerimin e ekonomisë së drogës ose kanë ekspozuar skema të dyshimta. Sipas shkrimit, Ahmetaj, për shembull, u akuzua për korrupsion për një kontratë në të cilën nuk kishte asnjë rol dhe nga e cila nuk përfitoi.
Autori shprehet më tej se Rama ndjek hapur modelin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili i shndërroi fitoret fillestare elektorale në një sistem të konsoliduar pushteti dhe e përdori pozicionin e tij për t’u bërë miliarder disa herë.
“Një person i pranishëm në një nga takimet e tyre ka treguar se Erdoğan e këshilloi Ramën se fitorja në zgjedhjet e treta ishte vendimtare, pasi më pas pushteti bëhet i pamundur për t’u humbur dhe kontrolli i konsoliduar mbi qeverinë mund të dobësojë opozitën dhe të shkatërrojë shoqërinë civile. Ekrem İmamoğlu, kryebashkiaku popullor i Stambollit, të cilin Erdoğan e burgosi mbi akuza të rreme korrupsioni për të shmangur përballjen në zgjedhje të lira, i ka dërguar së fundmi Veliajt një letër solidariteti, ndërsa Rama po ndjek të njëjtën strategji. Përdorimi i SPAK-ut nga Rama pasqyron auditimet dhe burgosjet e kundërshtarëve që aplikoi Erdoğan”, thekson shkrimi.
“Washington Examiner” njihet për shkrime të forta dhe akuza konkrete, në disa raste dhe të ekzagjëruar, por në këtë rast ka të drejtë, pasi në fakt Rama po ndjek shembullin e Erdoganit. /Pamfleti
Erdogani është nga futbolli, Rama është nga basketbolli. Çfarë i bën të bashkuar? Të dy nuk janë të kualifikuar për të menaxhuar një sistem shtetëror. Kush i solli në pushtet? Partitë që ishin Zgjedhja më e Mirë për "shoqëritë socialdemokrate". A i bënë njerëzit më të lumtur? Nëse do ta bënin këtë, nuk do të kishte as Erdogan dhe as Rama. Pra, ata janë të nevojshëm sot. Duke ditur që Rama dhe Erdogani e shfrytëzojnë dhe abuzojnë me mundësinë duke mbushur çantat e tyre. Askush nuk duhet të ankohet tani. Rama1, 2, 3, 4, 5.... n.