TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 19:16

Frrok Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit!

Shkruar nga Pamfleti
Frrok Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e seancës parlamentare ku u diskutua për një rezolutë lidhur me proceset në Hagë.

Ai deklaroi se Sali Berisha nuk ka votuar asnjë rezolutë në mbështetje të Kosovës gjatë kohës kur ka ushtruar mandat parlamentar. Sipas Çupit, Berisha ka lobuar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Çupi shtoi se Berisha ka përndjekur aktivistë të UÇK-së në Shqipëri, duke vepruar, sipas tij, me porosi nga Beogradi. 

Ai theksoi se shërbimi sekret duhet të veprojë pasi siç u shpreh Çupi, Sali Berisha po përdoret kundër interesit kombëtar.

“Nuk ka votuar asnjë rezolutë pro Kosovë, që nga Konferenca e Rambujesë, që përfundimisht u vendos që Kosova të çlirohet nga forcat e  NATO, Këtë rezolutë nuk e ka pranuar dhe votuar. Nuk e ka pranuar që Kosova të fitojë pavarësisë.

Ka luajtur madje të gjitha gurët deri në Shtëpi të Bardhë, që Kosova të pranojë autonomi. Ka burgosur Hashim Thaçin, Adem Jasharin, aktivistët të tjerë të UÇK dhe i ka ndjekur me porsi nga Beogradi aktivistët e Kosovës që ishin në Shqipëri.

Në Shqipëri ishte qendra që stërviteshin dhe bëheshin gati për luftë. Shërbimet sekrete të veprojnë, Berisha i përdorur. Berisha përdor flamurin kombëtar për të lajmëruar luftë.”, tha ai.

frrok Çupi

2 Komente

  1. M
    Mangalli

    Ah ti je Noc Rroku i Rames..!!

    1. B
      Brati

      Ik more spiun u bere ti te vlersosh DR Berishen

      Lini një Përgjigje