Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka folur mbi situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke u ndalur te rëndësia e votës së diasporës.
Gështenja theksoi se opozita po angazhohet për të siguruar mbështetjen e emigrantëve shqiptarë, duke zhvilluar takime me komunitetet e diasporës.
“Në diasporë kemi zhvilluar takime. Unë kam zhvilluar dy takime modeste me komunitetet shqiptare në Londër. Vota e diasporës është e rëndësishme për rotacionin politik,” tha ai për “News24”.
Ai u shpreh se sipas burimeve të brendshme nga PS, sondazhet e mazhorancës tregojnë se dy grupe votuesish nuk janë të favorshme për Partinë Socialiste: pensionistët dhe diaspora.
“Vetë kryeministri, nga sondazhet e tij ka dalë në përfundimin se dy grupe nuk janë të suksesshme për të. Të parët janë pensionistët, të cilët janë të pakënaqur me mazhorancën dhe po tentohet të motivohen për të votuar me bonuse. Grupi tjetër që i ka rezultuar i pasuksesshëm është diaspora,” tha Gështenja.
Lini një Përgjigje